Ish-truproja e Berishës, Sali Lusha hyn në selinë e PD dhe përshëndet me dy gishta

0 268

Ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lusha ka qenë sot në selinë e PD mes anëtarëve të degës 8 të PD në Tiranë për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Lusha ka qenë së bashku me Indrit Hoxhën, përfaqësues i demokratëve të degës 8 dhe kanë kërkuar që Basha të largohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve.

Lusha është një nga mbështetësit më të flaktë të Berishës dhe gjithmonë i pranishëm në aktivitetet e tij. Sot teksa ka hyrë në selinë e PD, dera e jashtme e së cilës ka qenë e hapur Lusha ka përshëndetur me dy gishta. Kujtojmë se ai është dhe babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, gjithashtu mbështetës i Berishës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.