ISHP: 60 pika në Air Albania për të bërë vaksinën

0 326

Në javën e tretë të janarit pritet që të nis edhe vaksinimi në Shqipëri, pas deklaratës të kryeministrit Edi Rama se ka marrë 500 mijë vaksina, ku sasia e parë do të përdoret për personelin shëndetësorë të vijës së parë në spitalet Covid e më pas do të vijohet me grupet e tjera të riskut. Erida Nelaj, menaxhere e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, thotë se kush janë kategoritë që përjashtohen.

“Për sa i përket grupeve të përjashtuar, që nuk janë të përjashtuar kategorikisht, por që nuk janë ende testuar tek këto grupe janë të rinjtë nën 16 vjeç dhe gratë shtatzëna. Ndoshta me kalimin e kohës këto vaksina testohen dhe bëhen të vlefshme edhe për këto grupe vitin tjetër, pasi duhet theksuar se vaksinimi nis tani por do të jetë një proces i gjatë në kohë deri sa të vaksinohet e gjithë popullsia”, tha Nelaj.

Në Air Albania që është dhe qendra e parë e vaksinimit, do të ketë dhe vendet e pasvaksinimit në zonat e pritjes. “Air Albania është qendra e parë ku do fillojë, pasi vaksinimi kërkon ambiente të hapura, janë menduar shumë mirë si do të pozicionohen pikat e vaksinimit, janë 60 poste dhe po trajnohet edhe stafi që do bëjnë këtë proces”, u shpreh Nelaj.

Vaksinimi kryhet me dy doza ne një hark kohor prej 21 ditësh dhe se secili do të ketë kartelën e tij në mënyrë që të llogaritet saktë koha që duhet. Vendi ynë ka siguruar dhe kushtet për ruajtjen e vaksinës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.