ISHSH: Qytetarët të pakujdesshëm, ndëshkim bizneseve

0 34

Qytetarët po tregohen gjithnjë e më të pakujdesshëm për ruajtjen e distancimit social në lidhje me pandeminë e Covid-19. Ky është një shqetësim që konstatohet edhe nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. ”ISHSH është çdo ditë në terren dhe ka vënë re se niveli i ndërgjegjësimit ëhstë haruar. Tashmë ne jemi në terren në mënyrë që të ndërgjegjësojmë sa më shumë qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse”.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, bën me dije se po monitoron të gjitha subjektet të cilat nuk respektojnë masata anti-covid, ku nuk kanë munguar dhe ndëshkimet. ”Ka pasur edhe subjekte që janë gjobitur, por pasi të bëhen riinspektimet do të merren masat përkatëse për çdo subjekt, që nuk zbaton masat e sigurisë”.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, bën me dije se që prej datës 12 mars janë mbi 65 mijë inspektime dhe monitorime në biznese në të gjithë vendin dhe janë vendosur 203 masa administrative, për mosrespektim të protokollit të sigurisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.