Ishte 15-vjeçe kur u bë pjesë e ISIS, tani Gjykata nuk lejon që të kthehet në atdhe

0 319

Në një kohë që lufta e madhe është që personat që ndodhen në kampet në Siri të rikthehen në atdhe, e kundërta po ndodh me Shamima Begum, e cila u largua nga Britania e Madhe drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS, por nuk do të lejohet të kthehet dhe të kërkojë sërish shtetësinë.

Gjykata e Lartë tha në një vendim unanim se të drejtat e saj nuk u shkelën kur iu refuzua leja për t’u kthyer. 21-vjeçarja, dëshiron të kthehet për të sfiduar vendimin e sekretares së brendshme që i hoqi kombësinë britanike.

Ajo ndodhet në një kamp të kontrolluar nga rojet e armatosura në veri të Sirisë. Begum ishte 15 vjeç kur ajo dhe dy vajza të tjera në u larguan nga Britania e Madhe në shkurt të vitit 2015 dhe udhëtuan për në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik.

Lord Reed, drejtues i Gjykatës së Lartë, tha se qeveria kishte të drejtë të parandalonte të renë që të kthehej në Britani. ”Gjykata e Lartë unanimisht lejon të gjitha ankesat e sekretarit të brendshëm dhe hedh poshtë ankesën e Znj. Begum”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.