Itali/Regjistrohen 194 viktima por mbi 4 mijë të shëruar në 24 orë

0 361

Italia po shërohet. Referuar autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 194 viktima nga Covid-19, për një total prej 30 395. Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 4828.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1083 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 218268 që nga fillimi i pandemisë. Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 85 viktima.

Sipas Institutit për Kërkime Farmakologjike Mario Negri në Itali “Pacientët tani janë krejtësisht të ndryshëm nga ata të tre ose katër javëve më parë, numri i të sëmurëve në kujdesin intensiv dhe spitale vazhdon të ulet. Studiuesit thonë se sëmundja ka dhënë shenja se është shumë e ndryshme duke e krahasuar me më parë dhe se strukturat spitalore nuk po i vë më në krizë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.