Italia drejt shërimit të plotë, bilanci i viktimave arrin nivelin më të ulët

0 28

Italia vijon me hapa të ngadaltë drejt “shërimit” nga pandemia e Covid-19, e cila e goditi rëndë vendin fqinj ku mijëra persona humbën jetën ndërsa qindra mijëra të tjerë u infektuan.

Emergjenca Civile raportuan për herë të parë sot një bilanc që mund të krahasohet me fazat e para të nisjes së pandemisë së virusit me origjinë nga Kina.

Sipas të dhënave zyrtare 8 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orë ndërsa të infektuarit e rinj janë 175, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhen sërish në Lombardi.

Për herë të parë të shtruarit në terapinë intensive ranë nën 100, ndërsa personat aktivë me koronavirus janë në shifrat 16 mijë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.