Italia heq akcizën për karburantet dhe gazin

0 42

Italia ka hequr akcizën për naftën dhe gazin në tentativë për të ulur çmimin e karburanteve në ndihmë të qytetarëve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave do ketë efekt deri në datën 8 korrik.

Një tjetër vendim i qeverisë italiane ishte edhe heqja e akcizës për gazin metan dhe uljen e TVSH-së me 5%. Vendimi ka afat nga data 3 maj deri më 8 korrik, ku do të organizohen kontrolle rigoroze kundër tregtarëve që abuzojnë me çmimet.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, italianët do ta blejnë mesatarisht benzinën dhe naftën me 1,8 euro nga mbi 2,2 euro që ishte më parë, ndërsa ulje të ndjeshme të çmimit do të ketë edhe gazi, i cili përdoret masivisht në Itali.

Masat e qeverisë italiane vijnë pas rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë, duke ulur akcizën e karburanteve për grosistët e mëdhenj, çka automatikisht sjell edhe reflektimin në treg, ku përfituesit janë qytetarët italianë.

Mirëpo, diçka e tillë nuk ndodh në vendin tonë. Megjithëse qeveria ka vendosur një “Bord Transparence” për përcaktimin e çmimeve, ky bord nuk ka qenë asnjë ditë transparent me qytetarët.

Asnjë herë të vetme ulja në bursë nuk është reflektuar në çmimin e naftës. Qeveria vazhdon të vjedhë hapur nga xhepat tanë, duke e lënë sërish të lartë çmimin e karburantit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.