Italia përkujton masakrën e Bolonjës

0 312

Italia ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Bolonjës të ndodhur 40 vite më parë, ku 85 persona humbën jetën dhe mbi 200 mbetën të plagosur. Kjo ngjarje është shënuar si sulmi më vdekjeprurës në Itali që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Më 2 gusht 1980, dhoma e pritjes së stacionit hekurudhor të Bolonjës u shkatërrua plotësisht nga një shpërthim i fuqishëm.

Dënimet për këtë sulm vijojnë ende sot e kësaj dite, duke nënkuptuar se mbetet e paqartë se kush fshihej pas këtij sulmi. Asokohe, sulmet e të djathtës apo të majtës ekstreme ishin të zakonshme, periudhë e njohur në Itali si “Vite Plumbi”. Autoritetet më pas arritën në konkluzionin se pas sulmit qëndronte grupi fashist NAR, nën drejtimin e 21-vjeçares Francesca Mambro, së bashku me një tjetër grup të së djathtës ekstreme i njohur si “Pozicioni i Tretë”

Por sot e kësaj dite, Mambro pretendon se është e pafajshme. Zëra të tjerë thonë se sulmi erdhi si pasojë e një përplasje midis zyrtarëve të shtetit dhe terroristë të së djathtës ekstreme për të implementuar atë çka njihej si “Strategjia e Tensionit” në mënyrë që të mbanin komunistët lart pushtetit. Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, i cili theksoi nevojën për “të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të sjellë drejtësi”. Në Janar 2020, Gilberto Cavallini, një ish-anëtar i NAR, u dënua për mbështetje logjistike të sulmit dhe mori masën burgim të përjetshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.