Ivan Balliu zgjidhet lojtari i muajit te Rayo Vallecano

0 175

Ivan Balliu po përjeton padyshim sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, ka qenë titullar në thuajse të gjitha ndeshjet e këtij sezoni me Rayo Vallecanon,

Një skuadër e cila ka tejkaluar çdo parashikim dhe tashmë po luan për një vend në Europë në edicionin e ardhshëm, duke qenë deri tani surpriza më e bukur e këtij sezoni në La Liga.

Balliu ka shkëlqyer me lojën në krah dhe së fundmi, edhe arriti të gjente rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Real Betis, duke vulosur barazimin 1-1 për ekipin e tij. Goli i parë në La Liga padyshim ka sjellë vlerësime për atë ndeshje, por tifozët e shohin paraqitjen e Balliut si të rëndësishme jo vetëm për golin.

Kjo është arsyeja se pse në votimin për muajin dhjetor sa i përket futbollistit më të mirë për skuadrën e Rayo Vallecanos, tifozët kanë zgjedhur pikërisht mbrojtësin kuqezi si më të mirin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.