Ivi Kaso: Besoj se në disa zona e qarqe do të ketë rinumërim të votave

0 251

Edhe pse nuk e fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso nuk e ka ndalur punën për të vërtetuar vjedhjen e zgjedhjeve.

Në një deklaratë për shtyp bëri me dije se PD-ja vijon me mbledhjen e provave për të vërtetuar shkeljet gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit. Po ashtu, Ivi Kaso u shpreh i bindur se për shkak të parregullsive të mëdha në disa zona do të ketë rinumërim dhe rivlerësim të votave.

”Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ, por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor. Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla. PD kërkon të hedhë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor, i karakterizuar me parregullsi të shumta. Në periudhën para zgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në prokurori dhe mbi 40 në SPAK”, tha Kaso.

Leave A Reply

Your email address will not be published.