Izolimi nga Europa, Panariti: Fatkeqësi ekonomike. Si do ta mbajë Rama rininë dhe ti sigurojë asaj punë?

0 325

Lajmi i fundit për Integrimin është se BE-ja përjashton Shqipërinë nga negociatat për anëtarësimin. ”E nisim me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria vetëm nëse plotëson kushtet”. Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti, thotë se izolimi nga Europa, është një fatkeqësi ekonomike dhe dramë njerëzore. Nga ana tjetër, ai shpreh shqetësimin për rininë. ”Si do të mbyllen gropat e zeza koncesionare dhe ndalet falimenti financiar! Kush do ta mbajë rininë dhe ti sigurojë asaj punë dhe dinjitet brenda vendit kur këtij i përplasen dyert e Evropës? Vetëm ndarja sa më parë nga ky model drejtimi është shpëtimi”.

Postimi i plotë

Një dëm i paparë dhe fatura direkte e autokracisë, rrënimit institucional dhe e shtypjes së lirive! Mbyllja e rrugës drejt Europës do ta gjunjëzojë dhe rrënojë ekonominë më tej. Sepse do ta bëjë atë më pak konkuruese ngaqë sipërmarrja te ne nuk do të jetë përfituese e fondeve Evropiane, për teknologji, standarte dhe ulje të kostove të prodhimit. Nuk do të përfitojë nga fondet e infrastrukturës të rrugëve, projekteve të energjisë.

Duke e mbajtur të “inkapsuluar” dhe “karantinuar” vendin si peng të keqqeverisjes, ai është lënë jashtë korridoreve Evropiane të zhvillimit. Por më e rëndë do të jetë kriza e besimit ndaj investimeve të huaja.

Askush nuk do të investojë në një vend i cili mbahet jashtë Evropës duke qenë pjesë gjeografike e saj sepse qartazi nuk ofron garanci, nuk ofron siguri dhe perspektive për investimet dhe kapitalet në tërësi Si do të zhvillohet vendi, me çfarë?

Si do të mbyllen gropat e zeza koncesionare dhe ndalet falimenti financiar! Kush do ta mbajë rininë dhe ti sigurojë asaj punë dhe dinjitet brënda vendit kur këtij i përplasen dyert e Evropës? Vetëm ndarja sa më parë nga ky model drejtimi është shpëtimi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.