Izolimi nuk ndodhte prej Luftës së Dytë Botërore, vendi në kaos dhe qytetarët ndezin zjarrin

0 313

Jo në çdo vend që është i prekur nga pandemia e Covid-19, rregullat e vendosura nga shteti kanë gjetur mirëkuptim dhe zbatim nga qytetarë. Kanë vijuar për të tretë natë radhazi protestat në qytetet kryesore të Holandës, që nisën për të kundërshtuar masat shtrënguese të qeverisë për të parandaluar pandeminë e koronavirusit duke vendosur një orë policore.

Shumë njerëz nuk i kuptojnë aktet vandale nga protestuesit në Rotterdam, Amsterdam, Haarlem, Geleen dhe Den Bosch, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë adoleshentët.

Nga ana tjetër kryeministri Mark Rutte, dënoi më herët protestat e dhunshme gjatë së cilave protestuesit lëshuan sende të forta ndaj policisë, e cila iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Dhjetëra persona janë arrestuar, ndërsa janë vendosur dhe 5700 gjoba për shkelje të orës policore. Një masë e tillë për të vendosur orën policore nuk ndodhte në Holandë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.