Izraeli zbulon antitrupin që lufton Covid-19

0 393

Në një kohë që pandemia e Covid-19, rritet në numër të të prekurëve dhe të viktimave, Izraeli bën hapin e parë në gjetjen e kurës për koronavirusin. Ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennet, njoftoi për mediat se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusi.

Kjo do të thotë një arritje e madhe, sipas tij, pasi injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda bartësit. Izraeli është marrë me zhvillimin e një kure që prej fillimit të pandemisë, duke analizuar gjakun e personave që janë shëruar prej tij.

“Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”, cilëson ministri në deklaratën e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.