Jake Angeli, “shtrigani viking” që pushtoi Kongresin amerikan

0 310

Trazirat e forta tek Kongresi Amerikan, ka tronditur botën. Mes qindra fotove, një i ri, i veshur vetëm me një peliçe dhe me dy brirë, paraprinte ato dhjetëra protestues pro Trump që u vërsulën në godinën ikonike të pushtetit amerikan, duke e pushtuar atë me orë të tëra. Pamjet e tij, triumfues në vendin që zakonisht i përket Nancy Pelosit do të jetë e skalitur gjatë në mendjen e amerikanëve, dhe në faqet e librave të historisë.

Personazhi gjysmë shtrigan dhe gjysmë viking nuk është i panjohur. Ai quhet Jake Angeli, një 32-vjeçar italo-amerikan që jeton në Phoenix, që prej muajsh është shndërruar në një pikë referimi për pjesën më radikale të mbështetësve të Trump, ata që bëjnë pjesë të lëvizjes QAnon.

Teori që Angeli shpreh publikisht në rrjetet sociale, duke marrë mesazhe mbështetje, edhe pse aktiviteti i tij nuk ka qenë vetëm virtual. Gjatë zgjedhjeve, sërish “Shtrigani i QAnon” ishte protagonist i protestave në Arizona, ku mbështetësit e Trump denonconin vjedhjen e votave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.