“Jam shtatzënë”- Bora Zemani provokon me barkun e “rrumbullakosur”, por … Djali i saj: Me një beb të madh

0 156

Moderatorja Bora Zemani ka menduar t’i bëjë një lojë ndjekësve të saj në TikTok.

Ajo ka publikuar një video në rrjetin sociale ku shfaqet me barkun “e rrumbullakosur”, duke u shtirur sikur është në pritje të ëmbël.

Prezantuesja kishte vendosur kokën e djalit të saj, Arborit poshtë bluzës dhe iu drejtua me shaka: “Sa barku i madh. Jam shtatzënë”.

“Me një beb të madh”, tha vogëlushi, i cili nxori më pas kokën nga bluza duke qeshur.

Bora Zemani gjatë muajve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mënyrës se si romanca e saj dhe e Donald Veshajt mori fund. Aktori vendosi të tradhtojë moderatoren duke u lidhur në shtëpinë e BBV me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Megjithtë, duket se moderatorja e ka hedhur pas krahëve këtë histori dhe është e lumtur.

Këtë deklaroi në një intervistë në festën e 30-vjetorit të lindjes së saj, ku u shpreh: “30-vjetori më gjen mirë në fakt. Kjo është një arsye pse doja që ta organizoja të tillë. Këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familje, miq të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës, kolegë të mirë dhe ndihem e lumtur sepse sot kanë ardhur të gjithë që kam ftuar, kjo tregon shenjë respekti shumë të madh pavarësisht se ndoshta rrugët tona janë ndarë. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët jam shumë e përmbushur”, tha ajo në një intervistë për “Prive” gjatë festës së ditëlindjes, ku ishin të ftuar VIP-a dhe ish-bashkëshorti i saj, Vin Veli.

Bora Zemani i bëri edhe një urim vetes, ndërsa hodhi kunja për ish-dashurinë e saj, duke thënë se “s’po vuan për dashuri”.

“I uroj vetes dashuri, unë kam nevojë për shumë dashuri. E marr nga të gjitha format dhe nuk po vuaj për dashuri këto kohë sepse kam shumë dashuri rreth vetes”, tha prezantuesja.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.