Edhe pse informacionet rreth familjes mbretërore janë të kufizuara, Princi Harry dhe Megan kanë dalë “jashtë rryme”. Duka dhe Dukesha e Sussex-it shpesh herë prononcohen për familjen e tyre dhe jo vetëm.
Sipas disa raporteve të fundit, dyshja do të realizojnë një dokumentar për Netflix, i cili do të transmetohet më pas në platformën amerikane për vlerën prej 100 milionë dollarë.
Princ Harry dhe Markle do të hapin dyert e rezidencës së tyre luksoze në Montecito, Santa Barbara, Kaliforni, sipas burimit të lajmeve amerikane, “Page Six of New York Post”.
Një burim i brendshëm i Hollivudit u shpreh për gazetën amerikane: “Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se Netflix do të nxjerrë përfitimet e tij”.
Pritet që Netflix të nisë programin në fund të vitit që të përkojë me kujtimet e Princit Harry-t. Sidoqoftë, burimi tha se Sussex-ët do të preferonin që serialet e dokumentarit të transmetoheshin në vitin 2023.
Prince Harry and Meghan Markle were filmed at the Invictus Games in April. Pic: AP
Ka spekulime se ky produkt mund të përfshijë edhe seri që do te tregojnë mbi prishjen e marrëdhënieve midis çiftit dhe familjes mbretërore. Nuk dihet saktësisht nëse në dokumentar do të përfshihen stërnipërit e Mbretëreshës Elizabeth.
Në fillim të këtij muaji, Princi Harry shprehu shqetësimin për botën në internet dhe se si ajo mund të ndikojë tek fëmijët.
Duka dhe Dukesha e Sussex-es u ndoqën nga kamerat e Netflix kur shkuan në Holandë për Lojërat Invictus në prill.