Jo veç azil por edhe lënie e shtetësisë. Heqja dorë nga pasaporta shqiptare, shifrat në rritje

0 304

Azili është një plagë e thellë e shoqërisë shqiptare, ku në vitet e fundit kanë ikur nga vendi me mijëra shqiptarë, që kërkojnë të ndërtojnë një jetë të re në një nga vendet e BE-së. Po ashtu shqiptarët vijojnë të braktisin edhe shtetësinë. Për një pasaportë europiane rreth 3724 shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia e vendit të tyre në 7 vitet e fundit.

Shifrat vlerësohen alarmante edhe në periudhën 2008-2013 kur u shënuan 3808 lënie shtetësie. Arsyeja është themelore: kushtet më të mira të jetesës në Europë. Të joshur nga një pasaportë ndërkombëtare, qytetarët nuk u resht dëshira për të ikur.

Për vendin, largimi i shqiptarëve ka kosto sociale dhe ekonomike ndërsa rikthimi i tyre në atdhe mbetet sfidë e vështirë, pavarësisht programeve që shpallin qeveritë për të mbiquajturin “kthimi i trurit”.

Sipas Eurostat, në periudhën 2012-2017, mbi 286 mijë shtetas shqiptarë që kanë përfituar një shtetësi europiane. Nga zyra europiane e azilantëve, Shqipëria ka numrin më të lartë të kërkesave në raport me vendet e Ballkanit perëndimor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.