Jorida Tabaku: Administratorja e inceneratorit të Tiranës të shoqërohet forcërisht

0 173

Kryetarja e Komisionit Hetimor parlamentar për Inceneratorët, Jorida Tabaku, në mbledhjen e nisur mëngjesin e sotëm kërkoi që të ripyetet në cilësinë e dëshmitarit, Ariola Kodra, e cila është administratore e inceneratorit të Tiranës.

Tabaku tha se Kodra, megjithëse ishte në betim, nuk ka dhënë shpjegimet e duhura në Komision, madje paralajmëroi shoqërimin e saj me polici, nëse nuk i përgjigjej ftesës për tu ripyetur. Tabaku tha se Kodra nuk i tha komisionit të vërtetat, pasi unë këtu kam fakte të reja, lidhur me njohjet e saj me pronarët e inceneratorit.

“Stafi i Kuvendit të njoftojë znj. Kodra, pasi nuk ka dhënë dëshminë lidhur me inceneratorin e Tiranës, duke iu shmangur çështjes. Nëse deri në drekë nuk vjen, do i kërkoj zyrtarisht Policisë që ta shoqërojë dhe të vijë në Komision”, tha Tabaku.

Në dëshminë e dhënë pak ditë më parë, administratorja e inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, ka pranuar para Komisionit Parlamentar Hetimor se inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar ende ndërkohë që pagesat për inceneratorin vazhdojnë të kryhen rregullisht.

Kodra ishte dëshmitarja e parë që doli para Komisionit Hetimor, duke pranuar se bashkitë paguajnë 29 euro për incenerimin e plehrave ndërkohe që djegia e mbetjeve nuk është kryer kurrë.

Kodra është pyetur lidhur me miliona lekë që janë përdorur për udhetime nga kjo kompani, gjatë periudhës së pandemisë kur vendi ishte i mbyllur dhe nuk beheshin fluturime.

Gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor, administratorja e kompanisë Integrated Energy BV, Arjola Kodra, është pyetur edhe nëse ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mirel Mertirin dhe dy të shpallurit në kërkim, për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Kodra deklaroi se nuk është e mban mend kohën kur është takuar me ta. Pjesës më të madhe të përgjigjeve, Administratorja e Tiranës, ka zgjedhur t’u shmanget, me të njëjtin justifikim.

Diskutimet në Komision

Arjola Kodra: Faza e fundit do të jetë incenerimi.

Edmond Spaho: Do të jetë? Dmth nuk ka ndodhur? Për periudhën 2017-2020…

Arjola Kodra: Ndërtimi i impianteve të përpunimit të mbetjeve me prodhim energjie është me fazë ndërtimore.

Edmond Spaho: A e kam gabim nëse unë e kuptoj që ju e keni marrë tarifën e djegies, aq sa është brenda 29 eurove, por ndërkohë djegie mbeturinash nuk është kryer. E kam gabim këtë?

Arjola Kodra: Kjo tarifë merret për të gjithë procesin që zhvillohet aktualisht…

Edmond Spaho: Për periudhën 2017-2020 ju jeni paguar edhe për incenerimin, megjithëse incenerimi nuk është kryer.

Leave A Reply

Your email address will not be published.