Ka një arsyje pse duhet të hani të paktën një avokado në ditë

0 323

Pas këtij artikulli, ndoshta do të filloni ta bëni avokadon pjesë të përditshme të dietës suaj ushqimore. Sipas një studimi të fundit, fruti më i famshëm i Instagram-it bën mrekullira me sistemin tretës. Nëse ju duhej një arsye tjetër për ta ngrënë çdo ditë, ja ku e keni.

Studimi, i publikuar në ”The Journal Of Nutrition”, vëzhgoi rreth 163 të rritur nga moshat 25-45 për 12 javë. Gjysma e tyre konsumonte avokado çdo ditë, ndërsa gjysma tjetër jo.

Në grupin e avokados u vu re ndikimi pozitiv i tij në mikrobet që ndodhen në sistemin e tretjes dhe përveç kësaj, avokadoja ndikoi në uljen e nivelit kolesterolit dhe rritjen e niveleve të yndyrnave të shëndetshme në trup.

Duke e ditur sa shumë i rëndësishëm është sistemi tretës, bëni mirë ta shihni ndryshe avokadon. Stomaku ndikon tek gjithçka, duke filluar që nga uria juaj e deri tek mirëqënia mendore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.