Kafeja dhe ndihma ndaj Covid-19

0 337

Një nga simptomat e zakonshme të Covid-19, është humbja e nuhatjes dhe shijes. Këto simptoma janë bërë një sinjal i rëndësishëm për të zbuluar nëse një person është i infektuar. Shumë njerëz do të zbulojnë se diçka nuk është në rregull me kafenë e tyre të parë në mëngjes.

Shumica e njerëzve në botë pinë kafe në mëngjes, të gjithë me siguri do ta vërejnë nëse nuk ndiejnë aromën e njohur, pra ky pikërisht mund të jetë sinjali i parë që jemi të infektuar.

”Humbja e nuhatjes te këta pacientë është simptoma e vetme, kështu që humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jetë testi më i thjeshtë që do të zbulojë gjendjen te njerëzit. Ata do të dinë që nuk bën të lëvizin jashtë dhe të përhapin infeksionin”, thotë James Schwob, profesor i biologjisë nukleare në Universitetin Tufts.

Leave A Reply

Your email address will not be published.