Kakavijë/Avokati: Majko ka veshur çorapet e kuqe të Ramës, feja zëvëndëson shtetin

0 320

Avokati Artan Manushaqe ka komentuar situatën në doganën e Kapshticën, ku kritikon qëndrimin që ka mbajtur ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Sipas tij, Majko falënderon Janullatos pasi qeveria Rilindase nuk mori asnjë masë. Avokati thekson edhe se e drejta hyjnore zëvëndëson shtetin. ”O Pandi po ka pak dinjitet njeriu, e vret frikën edhe sikur ta çojnë në burg, t’i ke qenë edhe kryeministër je edhe ministër si mund të bësh statuse të tilla, ku influenca e besimit fetar vihet, pra e drejta hyjnore zëvëndëson të drejtën pozitive natyrore laicizmin, shtetin dhe makanizmat e tij. E dyta duhet të kishe dhënë dorëheqjen me gjendjen e krijuar dhe humbjen e jetës së 10-vjeçarit”.

Postimi i plotë

Një ish-kryeministër dhe Ministër i Diasporës në këtë qeveri, na thotë se i kërkova Zotit ta zgjidhi këtë punë.
Greqia kërkoi vetëm tampona të bëa me rezultat negativ brenda 72 orësh për të kaluar në doganë, qeveria rilindase nuk mori masa, kaq e thjeshtë është situata.

Më vjen keq që Pandeli Majko është bërë një njeri qesharak, ku dhëmballa nuk i dhemb vetëm për lavdërime e lajka “kolegesh”. Faleminderit Janullatos, faleminderit popullit grek, se nuk na e keni fajin ju, po çorapet e kuqe që shoku Pandi i thoshte Ramës para 15 viteve mos i vish e ci ke këto, e ndërkohë tani i ka veshur vet, e sbezejne të kritikojnë një fjalë.

O Pandi po ka pak dinjitet njeriu, e vret frikën edhe sikur ta çojnë në burg, t’i ke qenë edhe kryeministër je edhe ministër si mund të bësh statuse të tilla, ku influenca e besimit fetar vihet, pra e drejta hyjnore zëvëndëson të drejtën pozitive natyrore laicizmin, shtetin dhe makanizmat e tij. E dyta duhet të kishe dhënë dorëheqjen me gjendjen e krijuar dhe humbjen e jetës së 10-vjeçarit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.