Kalifornia po digjet, Trump shpall gjendjen e katastrofës madhore

0 301

Disa nga zjarret më të fuqishëm që janë parë ndonjëherë në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë, vijuan që të përhapen me furi të shtunën, duke shkrumbuar rreth 1 milion hektarë tokë brenda një jave. Presidenti Donald Trump, ka shpallur gjendjen e katastrofës madhore, e cila hap mundësinë për të siguruar ndihmë nga qeveria federale.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, tha se fondet do të përdoren për këshillime në rast krizash, strehimin e shërbime të tjera sociale në qarqet ku njerëzit janë prekur nga zjarri. Dy vatra të mëdha që përfshinë zonën e gjirit të San Franciskos u bënë zjarret e dyta dhe të treta më të mëdha për nga madhësia, në historinë e viteve më të fundit të këtij shteti.

Në një javë, shteti i është përgjigjur më shumë se 585 vatrave të zjarrit, kryesisht të vogla e të shkaktuara nga disa mijëra goditje rrufeje. Shumica e dëmeve është shkaktuar nga tre vatra zjarri që kanë shkatërruan pyje dhe zona rurale në gjirin e San Franciskos. Si pasojë e zjarreve të fuqishëm në të gjithë shtetin kanë humbur jetën të paktën pesë persona dhe janë plagosur 43 të tjerë, përfshirë zjarrfikës. Rreth 700 shtëpi si dhe objekte të tjera. janë djegur Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e rreth 175 mijë njerëzve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.