Kallëzimi për garën në BKH, ambasada e SHBA-së: Proces i bazuar në merita

0 34

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, thotë se Byroja Kombëtare e Hetimit po ecën me një proces të bazuar në merita. reagimi i ambasadës vjen pas kallëzimit nga kandidatët për komisionin e BKH-së, në lidhje me përzgjedhjen e hetuesve.

”Mbështesim plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, shkruhet në reagim.

Aplikantët kanë paditur drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, kreun e SPAK-ut, Arben Kraja dhe dy anëtarët e Komisionit Vlerësues, Dritan Prençi e Vladimir Mara në Gjykatën Administrative, për manipulim të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.