Kamala Harris del në revistën “Vogue”, por kopertina shkakton polemika (FOTO)

0 42

Të përfundosh në kopertinën e revistës “Vogue” është një ambicie për çdo femër të pushtetshme ose pjesë e showbiz. Kopertina e fundit e medias prestigjioze, të drejtuar prej vitesh nga një ikonë e modës si Anne Winthour, kësaj radhe ka shkaktuar më shumë polemika sesa lavdërime.

Revista ende nuk ka dalë në botim, por kopertina e parë e dedikuar zëvendëspresidentes së ardhshme të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, nuk i ka pëlqyer aspak fansave të saj, por thuhet edhe vetë stafit presidencial.

Fotografia e përzgjedhur kritikohet si aspak në nivelin artistik që ”Vogue” ka mësuar lexuesit e saj, me një Harris të veshur me atlete dhe një skenografi pothuajse rastësore, por ku nuk munguan ata që panë në ngjyrat e sfondit, jeshil dhe rozë, ato të cilat simbolizojnë shoqatën studentore Alpha Kappa Alpha, të cilës i ka përkitur edhe Harris. Të tjerë, panë edhe një ndërhyrje në fotografi për të zbardhur disi ngjyrën e lëkurës së zëvendës presidentes.

Polemikat u shtuan aq shumë në rrjetet sociale saqë ”Vogue” e ka zëvendësuar në versionin online kopertinën e parë, në favor të një pamje shumë më institucionale. Kopertina e parë dhe e diskutuar është tashmë miratuar për versionin e printuar, kështu që polemikat mendohet se do të vijojnë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.