Kampionati spanjoll në dilemë

0 379

Nëse mes kampionateve të tjerë të rëndësishëm të futbollit europian mbizotërojnë dyshimet, madje edhe kaosi, La Liga sheh më larg, duke marrë një vendim të rëndësishëm. Megjithëse diskutohen planet për rikthimin në fushë, skenari më i keq, ai për mbylljen përfundimtare të sezonit përpara kohe vazhdon të jetë “gjallë” sidomos në Spanjë, një nga vendet më të prekur nga Coronavirus.

Noticia 1587061642 Real Madrid Barcelona Laliga

Si pasojë, drejtuesit e futbollit iberik nuk duan të kapen në befasi dhe në këtë mënyrë kanë dhënë përgjigje një pyetje shumë të rëndësishme: cilat skuadra do të kualifikohen në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm? Sipas vendimit të Federatës Spanjolle, gjithçka do të vendoset nga renditja aktuale. Kjo do të thotë se në Champions do të luajnë Barcelona, Real Madrid, Sevilla dhe Sociedad. Në këtë mënyrë mbetet Atletico Madrid, por edhe për këtë ka një zgjidhje.

092200342 99d44cc3 69e8 4d37 A3c4 6d43a53fdb5f

Klubi madrilen pretendon një “wild card”, term që përdoret në tenis, ku sipas renditjes botërore sportistët kualifikohen në trurnetë Grand Slam. Asgjë e veçantë, pasi në futboll ka edhe një precedent. Në sezonin 2005/2006, Liverpool ishte kampioni në fuqi i Europës, por nuk arriti të kualifikohej në Champions. Me nërhyrjen e Premier League, UEFA lejoi pjesmarrjen e “Reds” duke I dhënë mundësi të luante për të mbrojtur trofeun.

Leave A Reply

Your email address will not be published.