Kana sërish nën pushtetin e një pokeri regjisoresh

0 43

Do të jenë Kelly Richard, 58 vjeçe nga Miami, me filmin ”Showing up”, regjisorja franceze 40-vjeçare, Leonor Serraille me ”Un petit frere”, 76-vjeçarja Claire Denis, edhe kjo franceze, me ”The stars at noon” dhe italiania Valeria Bruni Tedeschi me ”Les amandeirs”, të cilat do të përfaqësojnë kreativitetin femëror në këtë edicion të Fetivalit të Kanës, që fillon sot dhe mbaron më 28 maj.

Ky është pokeri i 21 filmave në konkurrim.

Drejtori artistik Thierry Fremaux, megjithatë, përpiqet të parandalojë polemikat, dhe në një
intervistë të fundit me ”Variety” mbrojti programin e festivalit të këtij viti duke thënë se ”gjërat duhen parë në perspektivë”.

”Vitin e kaluar gratë fituan të gjitha vendet e parat në Kanë. Nuk ka kuota në Kanë, këtu ne përzgjedhim filma vetëm në bazë të meritave të tyre artistike”, theksoi Fremaux.

”The stars at noon” nga Claire Denis merr titullin e romanit të Denis Johnson të vitit 1986 me të njëjtin emër. Ai premton të jetë një thriller romantik i vendosur në Nikaragua në një periudhë dhune dhe trazirash politike. Taron Egerton luan rolin e një punonjësi të paditur të një kompanie britanike nafte, i cili ndeshet me një gazetare problematike (Margaret Qualley), të cilën e takon në një bar hoteli.

”Showing up” nga Kelly Reichardt, e konsideruar si poetja e kinemasë së pavarur amerikane, tregon historinë e një skulptoreje (Michelle Williams), që po përballet me përgatitjen e ekspozitës së saj të re dhe që duhet të shënojë një pikë kthese për karrierën e saj artistike. Megjithatë, ndërkohë, artistja e gjen veten të detyruar të menaxhojë dramat e përditshme të familjes dhe miqve të saj. Për Michelle Williams dhe Kelly Reichardt kjo është hera e katërt që ato punojnë së bashku.

Te filmi ”Un petit frere” nga Léonor Serraille, protagonistja është Rose, një grua me origjinë me Bregu i Fildishtë, e cila mbërrin në Francë në vitet 1980 dhe zhvendoset në periferi të Parisit me dy djemtë e tij, Jean dhe Ernest. Prej andej fillon puna e vështirë e integrimit në shoqërinë franceze.

Së fundmi, ”Les amandiers” nga Valeria Bruni Tedeschi është një lloj amarcordi personal i fillimeve të saj në aktrim dhe jetës në vitet ’80 në Paris nën hijen e SIDA-s dhe drogës. Dhe kjo përmes një grupi 20-vjeçarësh si Stella, Etienne dhe Adèle (Clara Bretheau), të cilët pasi kanë kaluar provimin pranues për shkollën prestigjioze teatrore të themeluar nga Patrice Chéreau (Louis Garrel) dhe Pierre Romani (Micha Lescot), jetojnë rininë e tyre mes dashurive, pasioneve dhe tragjedive. (Atsh)

Leave A Reply

Your email address will not be published.