Kanabisi mjekësor/Shehu: Gjethja e “fikut”, krimi e trafiqet do të lulëzojnë

0 413

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për legalizimin e kanabisit mjekësor. Sipas tij, krimi e trafiqet do të lulëzojnë por edhe që ekonomia do të goditet rëndë. ”E dëgjuam këtë “përkufizim” me 2015 nga po “specialistë”, përfundimin e pamë të gjithë: kanabizimi i vendit, forcimi ekstrem i krimit, kriminalizimi i institucioneve e përfshirja e plotë e tyre, trafiqe, terrorizimi i fshatarëve, me masakrimin e procesit të votimit më 2017”.

Postimi i plotë

Kryeministri e përmendi përsëri sot këtë duke tentuar të involvoje edhe institucionet e BE, të cilat i falënderoj për distancimin e qartë që shpejt deklaruan. Në këto kushte Kryeministri duhet të na thotë kush janë “specialistët” e huaj me cilin është këshilluar, që siç duket i përputhen interesat (se ata këtu i dimë se kush janë).

E dëgjuam këtë “përkufizim” me 2015 nga po “specialistë”, përfundimin e pamë të gjithë: kanabizimi i vendit, forcimi ekstrem i krimit, kriminalizimi i institucioneve e përfshirja e plotë e tyre, trafiqe, terrorizimi i fshatarëve, me masakrimin e procesit të votimit më 2017.

Dhe sot kemi nje “deja vue”, fotokopje te cfare ndodhi me pasoja katastrofale per rendin, ekonomine, demokracine e ketij vendi, pikerisht kur po afrohen zgjedhjet. Se pari duhet te kemi te qarte se perdorimi mjekesor i kanabisit eshte eksperimental, psh Italia e ben vetem per kerkim shkencor ne sasi shume te vogla, te deleguar ushtrise e pa asnje peshe ekonomike.

Ne Shqiperine tone ku grupet kriminale komandojne te hapesh nje proces te tille do te thote te na kthesh ne “Republiken e kanabisit”. Une po ju paralajmeroj, rreziku qe na kercenon eshte i madh, tymi i tij do te kundermoje kudo, krimi e trafiqet do te lulezojne, por jo vetem, edhe ekonomia do te goditet rende, per te mos folur per demokracine.

Leave A Reply

Your email address will not be published.