Kandidati-Bashës: Nuk ke faj ti që humba, kërkoi llogari deputetëve

0 175

Humbjen në zgjedhjet e 6 marsit, kandidati i PD për bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi nuk e gjen te Lulzim Basha, por tek fakti që përballë kishin qeverinë edhe Foltoren.

Gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Saraçi nuk ka bërë përgjegjës për humbjen kryetarin, por duke bërë përgjegjës deputetët të cilët nuk punuan sa duhet, si dhe blerjen masive të votave.

“PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula ka qenë në krahun tim. Pati shitblerje të votës. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse, por vazhdoi me shantazhe e blerje votash.

Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkoi llogari deputetëve.

Nuk vihet në fushatë për foto. Nuk keni faj ju pse humba unë. Kemi faj unë dhe ata deputetë që ishin. Janë dhënë leke. Unë kaq kisha mundësi. Ata që të kërkojnë llogari ty, ti kërkojnë llogari vetes”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.