Karim Benzema favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë”, e tregojnë statistikat e sezonit

0 25

Sezoni po shkon në mënyrë përfundimtare drejt mbylljes dhe madje javën e ardhshme nisin përgatitjet për sezonin e ri në shumicën e vendeve europiane, për më tepër q këtë edicion, për shkak të zhvillimit të Botërorit të Katarit në nëntor-dhjetor, sezoni në shumicën e vendeve europiane do të nisë një muaj para. Pas mbylljes së finales së Champions League, krahas debateve të zakonshme për rezultatin dhe lojën, lakohet gjithnjë e më shumë një emër, ai i Karim Benzema, që shihet si favorit absolut për të fituar trofeun e lojtarit më të mirë të vitit, pra për të fituar “Topin e Artë”. Në fakt, pavarësisht kritikave dhe debateve që gjeneron, “Topi i Artë” mbetet çmimi individual më i rëndësishëm në futbollin botëror dhe gara për të fituar për vitin 2022 praktikisht ka përfunduar. “France Football” njoftoi në mars se rregullat për votimin e Topit të Artë kanë ndryshuar. Më kryesorja është që çmimi do të bazohet në paraqitjet gjatë një sezoni të vetëm, në vend të një viti kalendarik. Kjo do të thotë se paraqitjet në Kupën e Botës 2022, e cila do të nisë në nëntor, nuk do të merren parasysh këtë vit. Performancat në këtë event madhor do të gjykohen kur të fillojë votimi për Topin e Artë të vitit 2023. Rëndësia që u jepet trofeve është zvogëluar gjithashtu, që do të thotë se çmimi duhet të pasqyrojë futbollistët më të mirë nga çdo sezon, në vend të atyre që ngrenë më shumë trofe. Nëse u referohesh statistikave personale të çdo futbollisti, por edhe trofeve të fituar, vështirë të ketë një votues që nuk përzgjedh si më të mirin Karim Benzema.

Lista me 20 konkurrentët më të fortë: 1.Karim Benzema (Real Madrid) – 47 gola, 15 asistime. Fitoi: Champions League, La Liga, UEFA Nations League & Superkupën e Spanjës. 2.Sadio Mane (Liverpul) – 29 gola, pesë asistime. Fitoi: Africa Cup of Nations, FA Cup & Carabao Cup. 3.Mohamed Salah (Liverpul) – 33 gola, 19 asistime. Fitoi: FA Cup & Karabao Cup. 4.Robert Levandovski (Bajern Munih) – 56 gola, 11 asistime. Fitoi: Bundesligën & DFL-Supercup. 5.Kilian Mbape (PSG) – 48 gola, 31 asistime. Fitoi: Ligue 1 & UEFA Nations League. 6.Vinicius Junior (Real Madrid) – 22 gola, 19 asistime. Fitoi: Champions League, La Liga & Superkupën e Spanjës. 7.Luka Modriç (Real Madrid) – 6 gola, 14 asistime. Fitoi: Champions League, La Liga & Superkupën e Spanjës. 8.Kevin De Bryjn (Mançester Siti) – 20 gola, 18 asistime. Fitoi: Premier League. 9.Thibaut Kurtua (Real Madrid) – 23 ndeshje pa pësuar gol. Fitoi: Champions League, La Liga & Superkupën e Spanjës. 10.Fil Foden (Mançester Siti) – 14 gola, 15 asistime. Fitoi: Premier League.

Leave A Reply

Your email address will not be published.