KAS rrëzon KQZ, pranohet lista e PD-së me 222 kandidatë për deputet

0 375

Pas tërheqjes për marrjen e vendimit, KAS ka rrëzuar KQZ për çështjen e listave. PD-ja do të garojë në zgjedhje me listën e saj të plotë me kandidatë. Selia blu dorëzoi pas korrigjimit të listave 222 kandidatë, ndërkohë KQZ theksoi se lejohen deri në 153. Edhe në seancën e sotme PD-ja nëpërmjet sekretarit për zgjedhjet, Ivi Kasi kërkoi që lista të regjistrohet e plotë pasi cënohen të drejtat e kandidatëve, partive politike dhe koalicionit në tërësi.

Anëtari i KAS, Ilir Rusmaili propozoi që ankesa e PD-së të mos konsiderohet fare, ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridjan Salianji shprehet se numri mbi normalen i kandidatëve cenon barazinë e garës. Kurse përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso tha para panelit vendimmarrës se dispozita nuk pasur kufi maksimal por vetëm minimal.

”Dispozita nuk përfaqëson tavan, por një gjë tjetër, ky numër të jetë i plotpjesëtueshëm me tre, të paktën 1 në çdo tre kandidatë të materializohet dhe të jetë real edhe në praktike. Në çdo zonë zgjedhore janë të plotpjesëtueshëm me 3. Vlerësojmë që listat janë në përputhje të plotë me dispozitën ligjore. Gjithmonë ka përmbajtur dyshemenë e nevojshme të cilën subjektet zgjedhore duhet të paraqesin në listën shumë emërore. Numri i kandidateve nuk mund të jetë më i vogël se sa numri i mandateve që duhet të zgjidhen në zonën përkatëse. Kjo do të mohonte të drejtën e partive në koalicion, që partitë të kishin të paktën një kandidat të tyre në çdo qark”, tha Kaso.

Leave A Reply

Your email address will not be published.