Katastrofa në Bejrut, dalin të dhëna shqetësuese. Një komando dhe Izraeli…

0 454

Katastrofa në Bejrut të Libanit, i’u mori jetën të paktën 135 qytetarëve dhe plagosi mbi 5000 të tjerë. Por çfarë e shkaktoi shpërthimin që përflitet se është se 1/5 e Hiroshimës? Burime nga inteligjenca që po ndihmon në hetime bëjnë me dije se pas ngjarjes fshihet një komando e përbërë nga 4 persona që hynë në magazinë për të ndezur zjarrin për t’ia vënë më pas fajin Izraelit.

Synimi mendohet të ketë qenë denoncimi i agresionit izraelit nga verdikti për katër anëtarët e Hezbollahut të përfshirë në vrasjen e kryeministrit Rafiq Hariri. Për këtë arsye, në një klimë tensioni justifikohej një sulm i ardhshëm i Hezbollahut mbi Izraelin. Sipas të njëjtave burime, komanda me katër burra nuk ishte në dijeni sesa nitrat amoni ruhej në port. Ata madje nuk e dinin as për municionet dhe raketat që mbaheshin në depo.

Robert Baer, ​​një ish-operativ i CIA-s me përvojë të gjerë në Lindjen e Mesme, thotë se videot e shpërthimit, treguan se nitrati i amonit mund të ketë qenë i pranishëm në depo por ai nuk beson se ishte pikërisht nitrati i amonit përgjegjësi për shpërthimin masiv.

Baer për ”CNN”, pohon se shpërthimi vdekjeprurës erdhi nga municionet ushtarake. “Ishte eksploziv ushtarak. Nuk ishte nitrat amoni. Jam mjaft i sigurt për këtë”. Baer vuri në dukje se pluhuri i bardhë i parë në videot e incidentit para shpërthimit të madh, është tregues se nitrati i amonit ishte i pranishëm dhe po digjej. “Pothuajse duket si një aksident”. Ai është i bindur për praninë e eksplozivit, edhe pse pohon se për momentin nuk ka shenja të qarta që tragjedia ka qenë një sulm ose atentat i mirëfilltë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.