Katastrofa në Bejrut, OKB paralajmëron për krizë humanitare

0 366

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë për krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues në Beirut. Libani ishte i zhytur në një krizë ekonomike edhe para shpërthimit që shkaktoi të paktën 154 viktima, dhe la mbi 300 mijë të pastrehë.

75 përqind e banorëve ishin në nevojë për ndihme, 33 përqind e tyre të papunë, dhe 1 milion njerëz jetonin në skamje. Programi botëror i ushqimit, WFP, është i shqetësuar se dëmtimi i portit të Bejrutit do të ndërpresë furnizimet me ushqim dhe do të çojë në rritje të çmimeve.

Libani po përjeton gjithashtu rritje të rasteve me Covid-19, por 17 kontejnerë me maska dhe veshje mbrojtëse për stafin mjekësor që ishte dërguar në Beirut nga OBSH, u shkatërruan plotësisht në shpërthim. Shumë vende janë ofruar të ndihmojnë Libanin me shtetet e bashkuara që njoftuan të premten se kishin planifikuar të dërgonin 15 milionë dollarë ushqime dhe medikamente.

Leave A Reply

Your email address will not be published.