Katie Holmes thotë se përmes ushtrimeve e shpenzon gjithë energjinë negative

24

Katie Holmes ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së mediave për divorcin e saj nga Tom Cruise dhe një kohë ishte në lidhje të fshehtë me Jamie Foxx.

Sot, ajo është vetëm, e përkushtuar për një drejtim të ri në karrierë. Në një intervistë për revistën amerikane Shape, aktorja ka thënë se është e lumtur, e fortë dhe e gatshme për çdo sfidë.

“Ushtroj katër herë në javë. Diversiteti është çelësi, përndryshe jam e mërzitur. Më pëlqen shumë biçikleta, boksi, joga dhe ndonjëherë shkoj në klasa vallëzimi. Kam biçikleta në shtëpi, kështu që punoj edhe në shtëpi nëse nuk mund të shkoj në palestër për shkak të detyrimeve. Duke ushtruar, unë i hedh të gjitha dhe marr forcë për të punuar”, është shprehur Holmes, transmeton KP.

Katie Holmes (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)

Në fillim të dhjetorit, filmi i saj i ri “Brahms: The Boy II”, mbërrin në kinema. Ajo nuk është një fanse e filmave të frikshëm, por thotë se e priste me padurim këtë projekt.

“Unë luaj rolin një gruaje, e cila është e frikësuar se kukulla djallëzore po merr nën kontroll fëmijën e saj. A nuk ndien çdo prind frikë të njëjtë nga kontrolli i fëmijës së tyre? Për mua, ky rol është një metaforë për këtë”, ka deklaruar aktorja e njohura.

Por, roli i saj i preferuar është akoma roli i nënës që bën për vajzën 13-vjeçare Suri, të cilën e lindi kur u martua me aktorin Tom Cruise.

“Jam e bekuar që kam një vajzë kaq të veçantë. Të jesh nëna e saj është absolutisht dhurata dhe privilegji më i madh”, ka theksuar Katie, e cila shton se te vetja e saj më së shumti i pëlqen optimizmi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.