Kavaja zonë e gjelbër, qytetarët lëvizin lirshëm

0 362

Këtë të hënë, në listën e 14 bashkive që futen në zonën e gjelbër është edhe qyteti i Kavajës. Kavaja tashmë është bërë pjesë e hartës së gjelbërt të qyteteve duke bërë që jeta të vijojë normalisht. Qytetarët e Kavajës duket se kanë qenë më të matur në lidhje me lehtësimin e masave duke bërë që të dalin vetëm për nevojat krysore dhe janë kthyer sërish në banesat e tyre. Në këtë qytet prej ditësh nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid-19. Deri më tani në Kavajë kanë humbur jetën 2 persona dhe 7 të tjerë fatmirësisht e kanë fituar betejën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.