“KÇK, organizatë gjykatësish dhe prokurorësh”, Manjani: Të fala andej nga reforma e drejtësisë!

48

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me paketën aniKÇK, të bërë publike sot nga Kryeministri Edi Rama.

Në një status në Facebook, Manjani flet për miliardat e milionat që janë dhënë për koncesionet pa tendera në garë e me procedura të pakërkuara. Sipas Manjanit këto janë KKK (I kapi kush i kapi).

“KÇK, është një organizatë gjykatësish dhe prokurorësh, shërbëtorë apo tutorë të krimit”,- thotë Edi Rama.

Pra shumë, shumë i qartë fokusi i goditjes.

Asnjë masë të vetme ndaj:

1. Rreth 3 miliardë USD koncensione e PPP në shëndetësi e Infrastrukturë. Të gjitha me procedura të pakërkuara, me preventiva jo reale dhe me një faturë borxhi afatgjatë.

2. Rreth 700 milionë USD tendera pa garë, të mbyllur e deri edhe sekret. Një pjesë e mirë e shumave të tenderuara pa garë janë borxh i pastër publik sepse shumat nuk janë parashikuar as në buxhetin afatmesëm.

Me këto shifra sot e në vijim kemi biznese që kanë fituar tenderat dhe faturojnë shërbimet e kryera, por nuk marrin dot paratë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër kemi shqiptarët që nuk lindin më qytetarë por borxhlinj ose emigrantë!!!

Këto janë KKK (i Kapi Kush i Kapi).

Por represioni i pushtetit të KKK do jetë mbi gjithë të tjerët, të cilët quhen KÇK.

Drejtësi apo jo?!

Të fala andej nga reforma e drejtësisë!”- shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.