Kë duan shqiptarët të shohin ministra të qeverisë ”Rama 3”? Më e pëlqyera mbetet Ogerta Manastirliu

0 336

Nesër në orën 10:00 do të mësohen emrat e qeverisë ”Rama 3”. Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët preferojne ta shohin sërish në kabinetin qeveritar. 10% e tyre në sondazhin e ”Euronews Albania” e kanë zgjedhur si ministren që duhet të vazhdojë detyrën.

6.5% e qytetarëve preferojnë të shohin ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në kabinetin e ardhshëm të qeverisë ”Rama 3”, përkundrejt 0.4% të atyre që u shprehën negativisht.

Renditja pasohet nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi (6.2% pro), ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka (6.1% pro) dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko (6% pro).

Qytetarët duket se nuk kanë një ministër të parapëlqyer në skuadrën prej 16 personash të kabinetit të kryeministrit socialist, duke qenë se shifrat tregojnë përafërsi në renditje për shumë prej ministrave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.