Kemi hyrë në 10-ditëshin final

0 17

Ky do të jetë 10-ditëshi final që do mbahet mend gjatë në historinë politike shqiptare. Sikur mbahet mend dhjetor 1990, mars 1992, mars 1997, shtator 1998, prill 2008. Kushdo që njeh historinë e pluralizmit e di mjaft mirë se çfarë shënojnë në memorien e Kombit këto data.

Ndaj edhe ky fund korriku 2020 do të mbetet në histori. Por mund të mbetej për mirë apo për keq, kjo është çështja!

Edi Rama si autori i gjithë kësaj rrëmuje dhe krize politike do të mbahet mend si Njeriu që shkatërroi bazamentin kushtetues të shtetit apo si njeriu që qeverisi keq dhe iku siç ikën të tjerët.

Ndaj deri më 30 korrik, kur mbyllet ky sesion parlamentar, duhet të shikojmë më vëmendje, nëse fundkorriku 2020 do të futet në listën e datave të zeza të Kombit tonë apo do t’i thirret arsyes për të shkuar në normalitet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.