Këngëtari Elton John fotografohet me karrige me rrota

0 21

Këngëtari Elton John është fotografuar me karrige me rrota. 75-vjeçari mori pushim nga turneu i tij, Fareëell Yelloë Brick Road Tour, pasi luftoi me disa sëmundje.

Ai shihet i veshur me një nga kostumet e tij të markës Gucci dhe mbante maskë në fytyrë teksa mbërrin në aeroportin e Leipzig në një karrige me rrota.

Elton John do të performojë së bashku me Queen dhe Diana Ross në koncertin Platinum Jubilee të Mbretëreshës të shtunën në një performancë të regjistruar paraprakisht.

Ndërsa turneu i tij evropian do të vazhdojë këtë muaj. Në vitin 2019, këngëtari zbuloi se po përdorte karrige me rrota pasi pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës.

Duke folur nga Firence, ai tha shkurtimisht: “As një ndrydhje e këmbës nuk mund të më mbante larg nga një nga muzetë më të bukur në botë”.

Muajin e kaluar, ai konfirmoi se ishte gati të kthehej për të përfunduar turneun e tij, pasi mori një pushim për t’u rikuperuar.

Ai zbuloi në Instagram se do të ngjitej sërish në skenë pasi të ketë bërë një ‘pauzë çlodhëse në shtëpi’.

Pas këtij turneu, Elton John ka vendosur që të tërhiqet në mënyrë që të mund të kalojë më shumë kohë me bashkëshortin e tij, regjisorin David Furnish, 58 vjeç, dhe dy djemtë e tyre, Zachary, 11 vjeç dhe Elijah, 9 vjeç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.