Mariola Kaçani është një nga këngëtaret e njohura të muzikës popullore. Mësohet se së shpejti ajo do të bëhet nënë për herë të parë.
Këngëtarja e ka zbuluar vetë lajmin përmes një postimi në Instagram, teksa ka uruar partnerin për ditëlindje. Këngëtarja ka ndarë një foto, ku shihet bashkë me partnerin që mbajnë duart te barku i rrumbullakosur.
“Edhe 100 të tjera zemër. Të uroj shëndet e vetëm lumturi pranë nesh. Gëzuar ditëlindjen babi Aldo. Të duam shumë shumë”, shkruan ajo.