Keqmenaxhimi i fondeve për pandeminë, Meta: Armik i shëndetit publik dhe jetës

0 246

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me raportin e organizatës “Together for Life ku theksohej se prokurimet emergjente në përballimin e pandemisë nuk ishin transparente.

Sipas kreut të Shtetit pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Together for Life” ngre me të drejtë shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve.

Meta thekson në postimin e tij se keqmenaxhimi i fondeve për pandeminë, është një armik i shëndetit public dhe jetës së qytetarëve.

Postimi i Metës

KEQMENAXHIMI I FONDEVE PËR PANDEMINË, ARMIK I SHËNDETIT PUBLIK DHE JETËS SË QYTETARËVE!

Në Shqipëri situata në menaxhimin e fondeve në sektorin e shëndetësisë vijon të ketë mungesa të theksuara sa i takon transparencës dhe llogaridhënies.

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Together for Life” ngre me të drejtë shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve.

Sipas “Together for Life”:

Prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente

Më shumë se gjysma e prokurimeve në shëndetësi, me vetëm 1 operator në garë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, në krye të enteve publike për riskun e lartë të zbatimit të ligjit dhe të përdorimit të fondeve publike

MSHMS, e dyta pas Agjencisë së Blerjeve të përqendruara për numrin e madh të ankesave në Komisionin e Prokurimit Publik

Nga marsi 2020 deri në maj 2021, 18% e totalit të kontratave me kompanitë për furnizime me materiale që kishin lidhje me COVID-19 ishin sekrete.

Si pasojë e procedurave të përzgjedhura dhe vakumeve ligjore, disa procedura prokurimi rezultuan jo efektive, duke mos siguruar në kohë pajisjet mjekësore të domosdoshme për situatën COVID- 19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.