Kërcënimi ndaj zëdhënësit, Presidenca kërkon verifikim nga Prokuroria

40

Presidenca ka depozituar në Prokurori kërkesën për verifikime ndaj shantazheve që përfaqësues të një ambasade të huaj bënë dje ndaj zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi.

Dje në media u raportua se përfaqësuesi i një ambasade të huaj kërcënoi Tedi Blushin, pas publikimit të një reagimi në Facebook. Lajmi i shantazhimit u konfirmua dhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës“,- deklaroi kreu i shtetit, Ilir Meta.

Në shkresën për prokurorinë thuhet se 30 minuta pas një statusi të hedhur në “Facebook”, “këshilltari i presidentit është telefonuar nga një person i cili është prezantuar si punonjës i një prej ambasadave në vend. Personi fliste gjuhën shqipe, por pas disa minutash bisedë i ka kërkuar këshilltarit të bisedojë me një diplomat në gjuhë të huaj”. Presidenca kërkon nga ana e Prokurorisë të verifikohet se kujt i përket numri dhe nëse personat që kanë telefonuar dhe shantazhuar zëdhënësin janë ose jo diplomatë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.