Kërcënohet me jetë kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut: Do t’ju vrasim shumë shpejt, jemi organizatë terroriste që lufton padrejtësitë

0 150

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, është kërcënuar me jetë.

“Do t’ju vrasim shumë shpejt nëse nuk i lironi gazetarët alfa, Goran Momirovski dhe Dragan Milosavljevic.”–  mediet lokale raportojnë se kërcënime të tilla me postë ka marrë dje prokurori publik, Ljubomir Joveski.

Dërgesa, sipas prokurorisë, ishte dërguar nga Posta në Manastir më 17 janar dhe përmbante dy letrat, të shkruara në gjuhën maqedonase dhe angleze.

“Kërcënimi ka të bëjë me një çështje konkrete penale për të cilën procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, me aktvendim me të cilin është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për ndjekje publike.”– ka thënë Prokuroria.

“Ljubomir Joveski, lirojini menjëherë të gjithë gazetarët e Alfa-s nga të gjitha akuzat sepse janë të pafajshëm se s’kanë bërë asnjë krim ose do t’ju vrasim shumë shpejt. Ne presim vetëm atë moment për të marrë jetën tuaj. Ne jemi një organizatë terroriste që lufton dhe vret për padrejtësitë dhe jemi gjithashtu të gatshëm të vdesim për të.”– thuhet në letër.

Megjithatë, prokurori publik Joveski thotë se kërcënimet e tilla janë të kota dhe se nuk do të hezitojnë në zbatimin e ligjeve dhe në sjelljen profesionale dhe të përgjegjshme të Prokurorisë Publike.

Dërgesa do t’i dërgohet Ministrisë së Brendshme për shqyrtimin e përmbajtjes së pretendimeve dhe gjetjes së personit që e dërgoi atë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.