Kërkohet pasardhësi i Ibrës, Milani bën gati pagën faraonike për… Levandovskin

0 38

Mes fondeve “Elliott” dhe “Investcorp” është një javë vendimtare për akordin e shitjes së Milanit. Kjo çështje është primare, megjithatë në klub ka filluar puna për të planifikuar sezonin e ri. Ekipi do të jetë përsëri në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe për të mos u ndaluar në këtë pikë, do të ketë investime të rëndësishme.

Thuhet se Maldini e Masara do të kenë 300 milionë euro buxhet për përforcime, ndaj edhe emrat që kanë filluar të qarkullojnë janë në proporcion me ambiciet e fondit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emri më i ri, por pa dyshim edhe më bombastik, që i është bashkangjitur Milanit është ai i Robert Levandovskit. Në gusht do të mbushë 34-vjeç dhe Bajerni nuk ka në plan t’i ofrojë rinovimin e kontratës që i skadon pas një viti.

Në fakt, sipas “Kicker”, gjermanët do të ishin gati ta lejonin të largohej që në verë në rast të një oferte prej 40 milionë eurosh. Polaku ka dëshirë për një aventurë të re dhe Barcelona ka kohë që i shkel syrin duke i ofruar 90 milionë euro (përfshirë taksat) për tri vite.
Sulmuesi synon largimin nga Bavaria, ndërkohë që Milani do të tentojë ta joshë me një shumë prej 20 milionë eurosh në sezon, por duke i ofruar një rol thelbësor në projektin e klubit.

Pavarësisht se filozofia e “Djallit” nuk përfshin investime masive për lojtarë mbi 30- vjeç, në rastin e Levës do të bëhej një përjashtim, sidomos nëse Ibra vendos të mbyllë karrierën, një ide që mund të konkretizohet në rast se Milani shpallet kampion./Panorama/

Leave A Reply

Your email address will not be published.