Kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendimi, KPK shkarkon gjyqtarin Boçi

0 27

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Guximtar Boçi.

Pasi analizuan provat, trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Gjyqtari Boçi në vitin 2016 u bë i njohur pas publikimit të një audio-përgjimi, ku atë kohë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, ai i kërkonte favore seksuale një gruaje 40-vjeçare në këmbim të vendosjes së drejtësisë për një çështje pronësie që gruaja kishte në gjykatë.

Në vitin 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi Boçin nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe e pezulloi atë si gjyqtar, pas publikimit të një audioje në emisionin “Stop”, ku ai akuzohej se kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor.

Në vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Boçit dhe një vit më vonë ai fitoi pafajësinë me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Guximtar Boçi e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Gjirokastër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.