Kërpaçi-Spiropalit: Lexoji kriteret e Kopenhagenit dhe thellohu

0 37

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi i është përgjigjur ashpër Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare, Elisa Spiropali.

Ministrja gjatë seancës së sotme ka hedhur akuza kundrejt opozitës në lidhje me marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, ku tha se e ka futur reformën në kushtet e Integrimit në BE, kjo për ti vënë stërkëmbëshin Shqipërisë.

Kërpaçi përmes një reagim në facebook, thotë se zgjedhjet e lira e të ndershme janë më të rëndësishmet ndër kriteret e Kopenhagenit mbi të cilat qëndrojnë themelet e Europës së Bashkuar. ”Ndaj kushtet i bëtë ju që i dhunuat zgjedhjet dhe vazhdoni te mbroni çunat dhe policët problematikë”.

Reagimi i plotë i Floida Kërpaçit:

E dashur Elisa thellohu!

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë më të rëndësishmet ndër kriteret e Kopenhagenit mbi të cilat qëndrojnë themelet e Europës së Bashkuar. Ndaj kushtet i bëtë ju që i dhunuat zgjedhjet dhe vazhdoni te mbroni çunat dhe policët problematikë!!

Lexoji kriteret e Kopenhagenit dhe thellohu!

Leave A Reply

Your email address will not be published.