Kim sapo “trazoi” rrjetin, dyshime se mund të jetë ndarë nga Pete

0 28

Ylli i The Keeping Up With The Kardashians, Kim ka “ndezur” aludimet për një ndarje të saj me të dashurin e ri Pete Davidson, pak pasi ata mbërritën në Londër.

Në një foto të postuar ajo shkroi: “Lajm i keq – Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, Lajm i mirë – Asgjë nuk zgjat përgjithmonë”.

Motra e saj, Khloe Kardashian ndezi edhe më tej thashethemet duke komentuar: “Kur ndodhi kjo?!?!”

Menjëherë pas këtyre ngacmimeve, fansat kanë vërshuar me aludime se çifti tashmë është ndarë.

Ata filluan të dalin në tetorin e vitit të kaluar dhe konfirmuan romancën e tyre gjatë këtij viti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.