Kim thotë se do të hante jashtëqitje çdo ditë nëse kjo do ta bënte të dukej më e re

0 34

Ok, s’është titulli më i bukur që mund të lexoni në mëngjes, por deklaratat e Kim-it janë deklaratat e Kim-it prandaj kursejeni imagjinatën dhe kapni thelbin. Kim Kardashian nuk ka frikë të shkojë deri në veprime ekstreme nëse bëhet fjalë për të ruajtur pamjen e saj!

41-vjeçarja gjatë një interviste me The New York Times foli për lançimin e sipërmarrjes së saj të re: një linjë kujdesi ndaj lëkurës të quajtur SKKN. Rutina e kujdesit për lëkurën me nëntë hapa të Kardashian përfshin përbërës të tillë si acidi hialuronik, vitamina C, niacinamide, shea butter dhe squalene – por gjithë çfarë përmendëm nuk janë mjetet e vetme që Kardashian do të përdorte për të pasur lëkurë me shkëlqim!

“Nëse do të më thoje që për të qëndruar e re gjithmonë duhet të haja jashtëqitje çdo ditë, do ta bëja.”- u shpreh Kim.

Sidoqoftë, kthehemi tek linja e kremrave. Paketa prej 9 produktesh kushton $630, por sipas saj çmimi është i nevojshëm për të garantuar cilësi.

“Produktet që përdorja më parë ishin shumë më të shtrenjta se kaq dhe nuk krahasoheshin me këto. U përpoqa shumë që të merrja cilësinë më të mirë me çmimin më të përballueshëm që munda.”- përfundoi ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.