Kisha e Rusisë kritikon Papa Françeskun: Na vjen keq, ai foli gabim

0 37

Kisha ortodokse Ruse ka lëshuar një deklaratë ku kritikon ashpër Papa Françeskun.

Sipas kishës ortodokse ruse Papa Françesku ka keqinterpretuar bisedën e fundit që zhvilloi me patriarkun e Moskës Kirill.

Papa ka thënë se në Kirilli ka përdorur gjuhë politikanësh në bisedën me Papën dhe jo atë të Jezusit, pasi patriarku u Pusisë kishte justifikuar luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës, sipas Papa Françeskut, shkruan The Guardian.

“Fola me Kirillin për 40 minuta nëpërmjet Zoom. 20 minutat e para me një letër në dorë më lexoi të gjitha justifikimet për luftën. E dëgjova dhe i thashë: Nuk kuptoj asgjë nga kjo. Vëlla, ne nuk jemi klerikë shteti, nuk mund të përdorim gjuhën e politikës, por atë të Jezusit”, ka thënë Papa Françesku për një media italiane.

Pas deklaratë së Papa Françeskut, agjencia ruse e lajmeve RIA publikoi një deklaratë nga Departamenti për Marrëdhëniet e Jashtme të Kishës të Patriarkanës së Moskës, e cila thotë:

“Negociatat e Primatit të Kishës Ortodokse Ruse me Papën dhe kreun e Kishës së Anglisë, Kryepeshkopin e Canterbury Justin Welby u zhvilluan në internet më 16 mars. Ata diskutuan problemet e ndihmës së refugjatëve, të drejtën e secilit për të rrëfyer besimin dhe gjuhën amtare pa persekutim politik dhe rolin e të krishterëve në kërkimin e paqes në Ukrainë. Është për të ardhur keq që një muaj e gjysmë pas bisedës me Patriarkun Kirill, që Papa Françesku zgjodhi tonin e gabuar për të përcjellë përmbajtjen e kësaj bisede. Deklarata të tilla nuk ka gjasa të kontribuojnë në vendosjen e një dialogu konstruktiv midis Kishës Katolike Romake dhe Kishës Ortodokse Ruse, i cili është veçanërisht i nevojshëm në këto kohë.”

Raporti i RIA vazhdon duke thënë se deklarata e Kishës Ortodokse më pas shpjegoi se Patriarku Kirill i tha Papa Françeskut se lufta filloi për shkak të një grushti shteti në Ukrainë në vitin 2014 dhe premtimit të thyer të NATO-s për të mos lëvizur në lindje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.