Kisha Katolike: Covid-19 po krijon varfëri të reja

0 300

Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri, u mblodhën në Shkodër me rastin e festës së Zonjës së Këshillit të Mirë, ku diskutuan për situatën në vend në kohën e pandemisë. Kisha Katolike u shpreh shumë e shqetësuar për zhvillimet socio-ekonomike shqiptare, ku cilësohet se pandemia “ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës”.

Përtej aspekteve ekonomike, edhe gjendja psikike e familjeve të detyruara me muaj në karantinë është një aspekt që duhet të thellohet, me asistencë të specializuar që të parandalojë konflikte që po shtohen gjithmonë e më shumë.

Duke respektuar të gjitha masat e qeverisë për parandalimin e koronavirusit, ipeshkvijtë vunë theksin edhe tek fakti se “shëndeti duhet të ruhet në të gjitha stadet e jetës së njeriut, nga ngjizja deri në vdekje e fatkeqësisht ka edhe “pandemi” që vrasin çdo ditë shumë jetë njerëzish me anë të abortit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.