Kloop stërvit Liverpulin në ‘Zoom’, gjobë për atë që nuk përgjigjet në kohë

0 334

Koronavirusi ka paralizuar futbollin në Evropë, megjithatë po vendos disa rregulla të reja që nuk ishin parë më parë.

Trajneri i Liverpulit Jurgen Klop, ka gjetur një metodë se si të qëndrojë në kontakt me lojtarët e tij dhe të kryejnë stërvitjen.

Gjermani po zhvillon takime online me thirrje në Zoom dhe ka deklaruar se kush nuk do të jetë në linjë në kohën e përcaktuar atëherë do të gjobitet.

Sipas tij, ai që nuk i përgjigjet thirrjes është njësoj si të ketë shkuar vonë në stërvitje.

Para pezullimit të kampionatit, Liverpuli kryesonte Premier League 82 pikë e shkëputur nga vendi i dytë që mbahet nga Mançester Siti me 57 pikë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.